Site icon Telegrafi

Ushqime të pazakonta në një restorant në Kopenhagë: Nga gjaku i drerit deri tek këmbët e pulës

Rabia Humaira Raja viziton restorante të ndryshme dhe u tregon ndjekësve të saj në atë rrjet social se ku shërbehet ushqimi. Së fundmi ajo ishte në restorantin me dy yje të Michelin, Acheminst në Kopenhagë.

Ajo filmoi disa nga pjatat që mund të hahen në atë restorant. Rabia konsumonte pjata të pazakonta si nga gjaku i drerit dhe derrit, një gjuhë e rreme njerëzore dhe shkopinj me këmbë pule.

“Gjërat më të vështira për t’u ngrënë në restorantin Alchemist me dy yje Michelin”, ka shkruar ajo.

Meqë ra fjala, vizitorët në Alchemist, një restorant që ofron një përvojë mbresëlënëse gastronomike, do të paguajnë 560 euro për një rezervim standard tavoline, ndërsa një rezervim i kombinuar me verë në tryezën e sommelierit është 1920 euro.

Në udhëzuesin Michelin, thuhet se ky restorant ka marrë dy yje: një për gastronomi dhe qëndrueshmëri, dhe tjetri për gatim të shkëlqyer që ia vlen të vizitohet. /Telegrafi/

@rabiahraja The hardest things to eat at 2 michelin star restaurant Alchemist. #restaurant #michelin #food #copenhagen ♬ Funny Song – Cavendish Music
Exit mobile version