Telegrafi

Ushqime të pasura me jod në shtatzëni – fëmijë të mirë në drejtshkrim

Sipas një studimi të ri, fëmijët e privuar nga jodi në barkun e nënës janë më keq në shkrim-lexim, sidomos në drejtshkrim, transmeton Telegrafi.

Por mungesa e kimikatit nuk kishte efekt mbi aftësitë e matematikës tek fëmija, duke sugjeruar se mangësia ndikon në zhvillimin e shtigjeve të dëgjuarit dhe kujtesës së punës me të dëgjuar.

Shkencëtarët thonë se nënat shtatzëna mund të parandalojnë dëmtimin afatgjatë neurologjik duke marrë suplemente si pjesë e dietës së tyre të përditshme.

Jodi është i absorbueshëm nga ushqimi dhe luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, por edhe një mangësi e butë gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të foshnjës.

Disa ushqime të tjera që përmbajnë jodin janë edhe akullorja, veza, bifteku, molla, portokalli, kivi, rrushi, dredhëzat, mishi i qengjit etj. /Telegrafi/