Site icon Telegrafi

Me ushqime të këqija, turistët e bënë majmunin bullafiq! (Foto)

Turistët që vizitonin bregdetin në Bangkok të Tajlandës, i jepnin ushqime të ndryshme një majmuni që ishte shumë miqësor me ta.

Por, kjo bëri që kafsha të shtojë peshë, shkaku i kalorive dhe sheqerit të shumtë që konsumonte, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës kur jetonte pranë turistëve

Derisa një majmun i moshës së tij nuk ka më shumë se dhjetë kilogramë, ai arriti deri në 27 kilogramë dhe mbrojtësit e rendit vendosën ta vënë në rehabilitim.

Pas ushqimit të kontrolluar për disa muaj me radhë, ai ka rënë në peshë dhe së shpejti pritet lirohet, por në ambiente ku nuk ka vizitorë, që të shmanget konsumit të gatshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version