Kemi parë veshje të inspiruara nga McDonald’s, nga Moschino e Chanel, që tregojnë çanta si kutitë e qumështit dhe patate të fërguara.
Ndërsa dizajnerja Rommy Kuperus, e njohur si Rommy de Bommey, i ka ngritur në nivel tjetër, aksesorët që duken si ushqim.
Në dizajnet e saj, shihen çanta që duket si tigan me ve, bukë e gjatë dhe qese me sheqerka.
Në koleksion, ajo ka përfshirë edhe shumë gjëra të tjera, që ngjasojnë me gjëra ushqimore. /Telegrafi/