Kosova po pret një ekskluzivitet të ri në gastronomi, dy emra të njohur dhe shumë të kërkuar në industrinë e ushqimit amerikan.
Kompania Balkan Foods lideri në industrinë e ushqimeve të shpejta sjellë në vend dy marka legjendare: Popeyes dhe Firehouse Subs.
Ky është një hap i guximshëm që do të ndryshojë përherë skenën e gastronomisë kosovare, duke ofruar përvoja dhe shije të reja për të gjithë adhuruesit e ushqimit amerikan.
E në kuadër të këtij zgjerimi, për ata që janë të interesuar të jenë pjesë e këtij projekti të madh dhe të përjetojnë diçka të re, Balkan Foods ka hapur pozita punësimi anëtar/e të ekipit për dy restorantet e reja –Popeyes dhe Firehouse Subs – në Prishtina Mall.
Nëse jeni energjikë, keni pasion për shërbimin dhe doni të bëhen pjesë e një ambienti dinamik, e më e rëndësishmja, ushqimi i shijshëm dhe servimi i duhur është pjesë e stilit tënd të jetesës, atëherë kjo mundësi punësimi është e hapur për juve që kani dëshirë të rrisni standardet e shërbimit dhe të ofroni një përvojë të shkëlqyer për çdo konsumator.
Çfarë duhen të dinë aplikantët?
-Si anëtar i ekipit, do të keni mundësinë të kontribuoni në proceset e përditshme të restauranteve të Popeyes dhe Firehouse Subs, duke siguruar që çdo mysafir të ndihet si në shtëpinë e tij.
-Do të keni kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, duke marrë porosi dhe pagesa, dhe gjithmonë duke ofruar një buzëqeshje dhe shërbim miqësor.
-Po ashtu, do të ndihmoni në përgatitjen e ushqimeve të shijshme dhe me të kërkuara nga këto dy marka ikonike.
Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese, bonuse, dy ditë pushim në javë, shujta ditore falas, aktivitete ekipore dhe mundësi të shumta zhvillimi në karrierë.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e ekipit të Popeyes, për detaje klikoni këtu.
Dërgo CV-në tënde deri më 30 prill 2025 në email: jobs@popeyes.al.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e ekipit të Firehouse Subs, për detaje klikoni këtu.
Dërgo CV-në tënde deri më 30 prill 2025 në email: jobs@fhs.al.
Popeyes ka bërë emër të fortë me pulat e saj të shijshme dhe Firehouse Subs është e njohur për sanduiçët e saj të shijshëm dhe të pasur.
Të dyja këto brende, do të ofrojnë mundësi të reja për ata që duan të shijojnë ushqimin e klasit të parë, tani ekskluzivisht në Kosovë, falë Balkan Foods.