Telegrafi

Ushqim mediteran, për të zvogëluar rrezikun nga kanceri në gjoks

Tani, hulumtuesit kanë gjetur se receta mediterane, ndihmon në ndalimin e kancerit në gji, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri zbulon, se ngrënia e suplementeve me vaj ulliri ekstra të virgjër, është shkaktar i rënies së sëmundjes së kancerit në gji.

Femrat nga Spanja që e kanë përcjellë këtë dietë, kanë reduktuar për 68 për qind rrezikun nga sëmundja, krahasuar me ato që nuk e kanë mbajtur këtë dietë.

Receta nga Mediterani, përmban ushqime me bazë bimore siç janë perimet, posaçërisht bishtajoret, pemët, frutat e thata dhe ullinjtë, si dhe shumë vaj ulliri ekstra të virgjër, peshk, dhe verë të kuqe.

Kjo recetë kërkon zvogëlimin e ushqimit të përpunuar, karbohidrateve të përpunuara, ushqimeve të ëmbla, çokollatës dhe mishit të kuq. /Telegrafi/