Site icon Telegrafi

Ushqeni fëmijët me kikirik, që t’i mbroni nga alergjia

Akademia Amerikane e Pediatërve e ka publikuar një raport, që ka të bëjë me konsumin dhe alergjinë ndaj kikirikëve, transmeton Telegrafi.

Gjetjet kanë zbuluar se, fëmijët që hanë ushqim me përmbajtje kikirikësh, së paku tre herë në javë, kanë reaksione të rralla, gjatë jetës së mëvonshme.

Vetëm një për qind e atyre që kanë fituar alergji si të rritur, kanë ngrënë kikirik kur kanë qenë fëmijë.

Ky hulumtim, është bërë sepse numri i personave me alergji në kikirikë, është dyfishuar në njëzet vitet e fundit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version