Site icon Telegrafi

Ushqen fëmijën me gji dhe flet në celular derisa vozit

Genine Comptonin tek policia e ka lajmëruar një motoçiklist, e policia në bazë të numrave të ofruar të targave të regjistrimit e ka gjetur shumë shpejt.

Policia ka raportuar se gruan nuk e kanë arrestuar sepse po jepte gji në vend publik, mirëpo për faktin se në kraharor po mbante dhe ushqente me gji fëmijën, derisa po e voziste automjetin.

“Nëse fëmija im është i uritur, unë do ta ushqej. Do ta ushqej me gji në automjet sa herë që të jetë nevoja”, ka thënë Genine në mbrojtje të saj.

Për shkak të shkeljes së rregullave Genine do të mund të dënohej me 180 ditë burg.

Exit mobile version