Site icon Telegrafi

Ushkovski shprehu falënderim deri te kolegët për bashkëpunimin profesional

Me rastin e ndërprerjes së mandatit të kryetarit të KGJRM, Branko Ushkovski, të gjithë kolegëve nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë u ka shprehur falënderim për bashkëpunimin profesional dhe përkrahjen, duke theksuar se për të ka qenë nder i veçantë të punojë në një kolektiv të tillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Këto gjashtë vite nga të cilët më tepër se tre vite me ju, ku gjatë vitit të fundit isha edhe kryetari i juaj, vërtetë janë vetëm një moment. Çdo ndarje është e dhimbshme, sidomos kur ndahesh nga kolegë, gjykatës, nëpunës të gjykatës dhe profesional të cilët i ke ndjerë të afërm. Në një periudhë e cila ka qenë e plotësuar me më tepër sfida edhe atë prej kur ekziston Këshilli gjyqësor, ka thënë Ushkovksi gjatë ceremonisë që KGJRM e organizoi mbrëmë me rastin e përfundimit të tij.

Ushkovski theksoi se me punën e tij Këshilli gjyqësor ka kontribuuar që në gjykatë të zbatohen standardet më të larta evropiane.

– Unë do të mbetem ai që jam, njeri para së gjithash, e pastaj ai që më njihni, ka shtuar Ushkovski./Telegrafi/

Exit mobile version