Site icon Telegrafi

Ushkovski: PSP-ja t’ua lërë konferencat e mitingjeve politikanëve

Ish kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski ka deklaruar se një pjesë e mediave me materialet e përgjuara joligjërisht, janë kthyer në mjet për propagandë politike, të një strukture politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë ne që themi se mediat i thejnë principet gazetareske dhe kodin etik, jemi të vetëdijshëm se kjo është luftë e madhe. Dhe nuk kemi mundësi në çfarë do zone që të përmirësojmë programin e tyre 24 orësh, kohë në të cilën këto mediume mund të ndajnë shumë të pavërteta”, deklaroi Ushkovski.

Ai thotë se ato i bëjnë të “ashtuquajturat” kritika të drejtuara qeverisë, ndërsa publikimi i materialeve bëhet nën “shprehjen e lirë të mediave” me çka publikohen përmbajtje të pavërtetuara. Në këtë kontekst ai ka vërejtje serioze edhe për PSP-në, për të cilën siç thotë ai mban konferenca politike./Telegrafi/

Exit mobile version