Telegrafi

Usher vodhi këngën e Marinos, gjykata e detyron të paguajë dëmshpërblim prej 44 milionë dollarëve

Usher është në telashe të mëdha sa i përket karrierës muzikore ndërkombëtare.

Këngëtari së fundi ishte akuzuar për plagjiaturë të një hiti të tij, e cila rezultoi të jetë e vërtetë.

Kompozitori Daniel Marino ka paditur në gjykatë këngëtarin për vjedhje të drejtës së autorit.

Bëhet fjalë për këngën “Bad Girl”, e cila gjykata ka vendosur se ka ngjashmëri të madhe me këngën “Club Girl”.

Kjo ka bërë që Usher të detyrohet t’i paguajë hiq më pak se 44 milionë dollarë dëmshpërblim kompozitorit.

Danieli i tha gjykatës se në vitin 2001 dhe 2002 punoi në një këngë të quajtur “Club Girl”, dhe se vetë e prodhoi tërë këngën.

Kënga më vonë u quajt “Bad Girl” dhe ishte pjesë e albumit të Usherit “Confessions”, i cili doli në shitje në vitin 2004.

Albumi “Confessions” ishte një nga albumet më të shitura të këngëtarit dhe mori një plaket diamanti. /Telegrafi/