Telegrafi

Usher pendohet për gjestin ndaj reperes Nicki Minaj në performancen e MTV Video Music Awards, kur e goditi në të pasme

Foto:DailyMail

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Usher, ka thënë së fundmi se është penduar ndaj një gjesti që kishte bërë kundrejt koleges së tij Nicki Minaj, gjatë një performance në vitin 2014 në MTV Video Music Awards.

Usher kishte ndarë skenën me reperen amerikane në eventin muzikor, derisa gjatë performancës e kishte goditur në të pasme, shkruan DailyMail.

Duke kujtuar pikërisht këtë performancë, Usher tha gjatë një episodi në “The Breakfast Club” se ishte penduar për veprimin.

“Ishte vetëm një moment argëtues dhe meqë ra fjala, isha unë që luaja basin tim”, shpjegoi 45-vjeçari njëherësh fitues tetë herë i çmimeve Grammy.

“Nuk duhej ta kisha goditur në prapanicë. Nuk duhej ta kisha bërë këtë veprim”, u shpreh Usher.

Ky moment në VMAs midis dy artistëve ka ri-qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale duke zgjuar vëmendjen e përdoruesve.

Videoja gjithashtu u shpërnda nga reperi Boosie Badazz, derisa potencoi se Nicki Minaj ishte ndjerë në siklet pas këtij momenti.

“A e keni parë kur Usher goditi Nicki Minaj në prapanicë”, pyeti reperi 41-vjeçar përdoruesit në rrjetet sociale.

“Do t’iu tregojë këtë. Nicki Minaj e shikoi Usherin në atë mënyrë sikur donte ta pyeste ‘mos je çmenduar’”, shkroi reperi Boosie Badazz.

Sipas tij, reperja amerikane ishte kapur tërësisht në befasi pasi siç duket gjithçka ishte paplanifikuar.

Kujtojmë, se Usher ka performuar së fundmi në ceremoninë hapëse të Super Bowl, njëherësh eventi sportiv më i ndjekur në SHBA. Këngëtari amerikan ndau skenën me një numër artistësh ikonik përfshirë edhe këngëtaren e njohur Alicia Keys. /Telegrafi/