Telegrafi

Usher paralajmëron “Confessions 2”

Kanë kaluar 15 vjet që prej se Usher langoi albumin e tij “Confessions”, por vazhdimi i këtij albumi mund të jetë shumë afër.

Në Instagram të mërkurën ishte superylli i muzikës RnB ai që shpërndau një foto të tij në studio duke qëndruar afër një tabele ku lexon “Confessions 2” me një listë të këngëve.

Aty shfaqen tituj të këngëve, por ato janë të mbuluara dhe nuk janë të zbuluara për publikun.

“Kjo është ajo që ju të gjithë e dëshironi”, u shpreh Usher në postim.
Duket se Usher u përgjigjet lutjeve të fansave duke lansuar pjeën e dytë të “Confessions”.

I lansuar në mars të vitit 2004, “Confessions” ka shitur 1.1 milion kopje në javën e aprë dhe fitoi Grammy për albumin më të mirë RnB kontemporan.

Sipas Billboard, albumi u bë i dyti më i shitur pas vitit 2000, me hite të mëdha si “Yeah” dhe “Burn”.

Usher nuk ka lansuar një projekt të plotë nga viti 2016 kur publikoi “Hard II Love”. Në nder të ditëlindjes së tij të 40-të vitin e kaluar, ai langoi “A”, një projekt bashkëpunues me Zaytoven. /Telegrafi/