Telegrafi

USB monitori i Philipsit për afaristë

Zgjidhja e Philips ka diagonalen e ekranit prej 21.5 inç, matricën TN të rezolucionit të plotë HD (1,920 x 1,080 pikë), LED ndriçimin e prapavijës dhe mundësinë e përkuljes dhe rotacionin e ekranit dhe rregullimin për lartësi. Monitori në kompjuter lidhet përmes USB ndërfaqes së përmendur, derisa specifikat tjera përfshijnë kohën e përgjigjes prej 5 milisekonda, ndriçimin prej 150 cd/m2 dhe marrëdhënien e kontrastit prej 1,000 : 1. Çmimi i propozuar për shitje pa tatim është rreth 145 euro. /Telegrafi/