Telegrafi

USB memorie për shfrytëzim të njëhershëm

Paramendoni një karton me disa shkopinj të memories USB me kapacitet prej tetë apo 16 gigabajt nga i cili pa problem mund të nxirrni një shkop, të incizoni diçka në të dhe t’ia jepni mikut. Kështu e paramendon të ardhmen e memorieve USB studioja ruse Art Lebedev e njohur për zbulimin e tastierës Optimus Maximus. Që ky koncept të bëhet realitet, memoria flash do të duhej të lirohet dukshëm, që nuk është edhe parashikim joreal.

Disqet e forta të cilat shfrytëzojnë memoriet flash po bëhen çdo ditë e më të shpërndara e kështu edhe me të pranueshëm më çmim për përdorues të rëndomtë, e kartelave të memories nga dita në ditë u rriten shpejtësitë dhe kapaciteti.

www.artlebedev.com