Telegrafi

Usain Bolt zbulon emrat e tre futbollistëve që do t’i merrte me vete në garën 4×100 metra

Usain Bolt ka emëruar tre lojtarët që do t’i merret në skuadrën e tij në garën 4×100 metra në vrapim.

Legjenda xhamajkane beson se Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Gareth Bale do të ishin perfekt për skuadrën e tij në garën me stafetë.

Portugezi kishte vrapuar 92 metra brenda dhjetë sekondave në përballjen kundër Napolit në këtë sezon, derisa francezi njihet tani si lojtari më i shpejtë në Evropë.

Në anën tjetër, edhe Gareth Bale ndër vite ka treguar se është ljtar i shpejtë, sidomos në golin e shënuar ndaj Barcelonës ku e lë Marc Bartran mbrapa vetës.

Por, lojtari më i shpejtë në botë vazhdon të jetë anësori i Flamengos, Bruno Henrique që ka arritur shpejtësinë prej 38km/h në finalen e Copa Libertadore në gusht të vitit të kaluar, duke vendosur rekord të ri.

Bolt kishte vendosur rekord të ri në 100 metra vrapim, duke regjistruar një shpejtësi prej 37.6km/h.

Henrique është tashmë dukshëm njeriu më i shpejtë në planet, mirëpo rekordin e mban ende atleti xhamajkan. /Telegrafi/