Site icon Telegrafi

Usain Bolt: Kam nënshkruar për një klub futbolli, e zbuloj të martën  

Usain Bolt (Getty Images/Guliver)

Atleti i madh botëror, Usain Bolt, pretendon se ka nënshkruar për një ekip futbolli dhe do të njoftojë klubin në fjalë gjatë të martës.

Bolt, i cili i dha fund karrierës së tij si sprinter pas Kampionatit Botëror të IAAF 2017 në Londër, ka folur shpesh për nivelin e tij të futbollit.

Ai zbuloi muajin e kaluar se ishte vendosur për një transferim të tij te Borussia Dortmund në mars, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Lexo po ashtu Sportistët që u pensionuan gjatë vitit 2017

Xhamajkani 31-vjeçar gjithashtu ka shprehur në mënyrë të përsëritur interesimin e tij për të luajtur për Manchester Unitedit, klubi që ai mbështet, ndërsa gjithashtu kohët e fundit ka ofruar shërbimet e tij për klubin e ri në Major League Soccer të David Beckham, Futbol Miami.

 Bolt ka treguar shumë herë se e do futbollin (Getty Images)

Të dielën, Bolt njoftoi në profilin e tij në Twitter se ka vendosur ta pranojë një ofertë nga një klub futbollit, për të përfunduar karrierën e tij si sportist.

“Unë kam nënshkruar për një ekip futbolli. Këtë e gjeni të martën në ora 8:00”, shkroi fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike.

Lexo po ashtu AS zgjedh 10 sportistët më të mëdhenj në histori të sportit (Foto)

Bolt ka folur më parë në lidhje me talentin e tij të futbollit, duke pretenduar se ai mund të bëhet po aq i mirë sa Wayne Rooney nëse ai punon fortë në disa aspekte.

Sipas agjentit të tij, Bolt ka pasur plot 12 ekipe të ndryshme që e kanë ndjekur atë për një transferim të mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version