Në ditën e parë si një “pensionist” luksi dhe me një varg medaljesh të arta që do t’i bëjnë shoqëri gjatë të gjithë jetës, Usain Bolt kërkoi të shpjegonte dëmtimin e tij në Botërorin e Londrës, e si rrjedhojë dështimin që nuk i dha shkëlqimin e duhur në finalen e karrierës.
Epilogu i garave të tij përfundoi në gjunjë, në mënyrën më të keqe, por në mbrojtje të njeriut më të shpejtë në botë ka dalë ekipi kombëtar i Xhamajkës.
“Në orët e mëngjesit gjatë baterisë kisha një dhimbje në kofshën e majtë, e pikërisht kjo më tradhtoi. Fizioterapisti im më kërkoi të mos garoj, por e konsiderova një detyrë”, tha Usain Bolt.
Ndërkohë, Johan Blejk, ai që i kaloi sinjalizuesin xhamajkanit Bolt, nënvizoi se organizatorët kishin faj për dështimin.
“Na mbajtën gjatë dhe e bëmë dy herë nxehmjen, e më pas pritëm sërish”, tha Johan Blejk. Usain Bolt nuk duhej të ishte në pistë në garën e stafetës 4×100 metra, por dëshira për të nderuar flamurin i kushtoi dështimin, që gjithsesi nuk do ta ndosë karrierën spektakolare të njeriut më të shpejtë në botë. /TCH/Telegrafi/