Telegrafi

Usain Bolt me bluzë feministe në një festë të shfrenuar (Foto)

Olimpisti në pension Usain Bolt është fotografuar së fundmi duke festuar në një festë të shfrenuar në Tribus.

Ai kishte veshur me krenari një bluzë feministe, ndërsa mori pjesë në karnavalet e Trinidad dhe Tobago së bashku me një numër të madh miqsh, shumica femra.

Legjenda olimpike po e shijonte në maksimum natën, teksa po vallëzonte pafund, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ai rrëmbeu vëmendjen në pozat ku shfaqej i shfrenuar në festë, pranë femrave që gjendeshin afër tij.

Ditë më parë, Usain ishte fotografuar duke pirë puro në një ‘party’ të egër në Cape Town, Afrikën e Jugut. /Telegrafi/