Projekti i USAID-it ”Me lexim deri në lidership”, nga sot e deri më 16 dhjetor organizon fushatë në Facebook për prirje shtetërore lexuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i projektit është nxitja e prindërve dhe anëtarëve tjerë të familjes të më të rinjve dhe fëmijëve dhe nxënësve që publikisht të shpërndajnë fotografi nga ajo se silexojnë foto albume dhelibra me fëmijët e tyre në shtëpi.
Secili që shpërndanë një fotografi do të fitojë një foto album, si dhuratë nga ana e projektit në fjalë. Fushatën e gjeni në faqen zyrtare të USAID Maqedonia dhe Fondacioni ”Hap pas Hapi” nga 1 e deri më 25 dhjetor.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, në kuadër të projektit, për herë të parë janë përshtatur mjete ndërkombëtare për procesin e arsimit fillestar gjuhësor dhe matematikor. Projekti në fjalë do të zbatohet deri në nëntor të vitit 2017./Telegrafi/