Site icon Telegrafi

USAID zbaton projekt informues për kompanitë në Maqedoni

Ekonomia e paligjshme dhe ndërrimi i shpejtë i rregulloreve janë problemet më të mëdhaja të kompanive të vogla, të mesme dhe mikrokompanive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike. Për kompanitë, veçanërisht është e vështirë që të përshtaten ndaj ligjeve për marrëdhënie pune dhe për kujdes dhe siguri në punë, si edhe për të drejtat dhe obligimet e ligjeve për politika tatimore dhe doganore, mjedis jetësor dhe urbanizim.

Për informim më të mirë të kompanive dhe për gjetjen e problemeve të tyre, në dhjetë qytete të Maqedonisë, nga 22 marsi do të ketë sesione informimi. Për analizë do të përfshihen sektorët e bujqësisë, tekstilit, ndërtimtarisë, turizmit dhe teknologjisë informatike.

Sesionet e informimit janë pjesë e projektit të USAID-it për zbatimin e ”Epiqendra ndërkombëtare” në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version