Site icon Telegrafi

USAID vazhdon të mbështesë afarizmin në Pejë

Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë Mike de la Rosa do të vizitojë Komunën e Pejës.

Gjatë vizitës së tij, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, zëvendës drejtori i misionit do të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi (MM) në mes të USAID-it dhe Komunës së Pejës, në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Pejës. Pejë

Po ashtu ata do të përurojnë Impiantin për Përpunimin e Farave të Kungullit, në fshatin Loxhë, Komuna e Pejës

USAID-i ka qenë aktiv në Komunën e Pejës dhe përmes programit të tij Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) po mbështetë bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik, në radhë të parë në mes të komunitetit shumicë dhe komuniteteve pakicë të Kosovës, gjë e cila ka rëndësi thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Memorandum Mirëkuptimi nënkupton mbështetje për projekte të vogla që do të zbatohen në këtë komunë.

Përveç kësaj, programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) ka mbështetur, në partneritet me Komunën e Pejës, ndërmarrjen “Natural Products from Kosova,” si një partner strategjik, në sigurimin e pajisjeve të domosdoshme për vjelje mekanike, nxjerrje, larje dhe tharje të farave, në mënyrë që ato të përgatiten për eksport. /Telegrafi/

Exit mobile version