Sot, qeveria e SHBA-së theksoi donacionin e fundit prej 400,000 dollarësh amerikanë për pajisje dhe furnizime për reagimin ndaj COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, dhe njoftoi për 2.7 milionë dollarë ndihmë të re për COVID-19 për vendin. Kjo e çon ndihmën totale të qeverisë së SHBA-së për vendin në më shumë se 9.2 milion dollarë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
“Ndihma e re – përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të forcuar më tej kapacitetin e gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave të sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19, dhe për të siguruar trajtim më të lartë dhe shpërndarje të sigurtë të vaksinave kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ndihma gjithashtu do të mbështesë UNICEF-in për të zgjeruar komunikimin e targetuar të rrezikut dhe intervenimet në angazhimin e komunitetit për të mbështetur marrjen e vaksinës COVID-19, të promovojë intervenime për të trajtuar shëndetin mendor dhe mirëqenien e fuqisë punëtore shëndetësore të angazhuar në përgjigjen ndaj COVID-19; adresimin e kapaciteteve urgjente të kanalizimeve dhe higjienës së ujit (WASH) dhe parandalimin dhe kontrollin e infeksionit; dhe të kryejë analiza dhe vlerësime kritike të të dhënave për përmirësimin e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19.
Donacioni i pajisjeve i bërë nga Komanda Evropiane e SHBA-së, mbështet procesin e imunizimit të quajtur zinxhir i ftohtë dhe vaksinimit. Ky donacion është pjesë e 1 milionë dollarëve amerikanë të ofruara për të luftuar COVID-19, i cili përfshin donacione të mëparshme të pajisjeve dhe furnizimeve për punonjësit e shëndetit në vijën e parë dhe ndihmat për testime dhe trajtime tjera”, njoftojnë nga USAID.
Nga atje thonë se që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e SHBA-së ka mbështetur UNICEF-in dhe OBSH-në për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut për një përgjigje efektive ndaj COVID-19 dhe gatishmëri për kërcënimet dhe urgjencat e ardhshme shëndetësore.
USAID-it, ka investuar më shumë se 833 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993./Telegrafi/