Telegrafi

USAID paditet në SHBA për fonde që ndërlidhen me Maqedoninë

Judicial Watch, fondacion që kërkon përgjegjësi për ligje dhe politikë, ka njoftuar se do ta paditë USAID-in në lidhje me rreth 5 milionë $, të cilat sipas tyre kanë shkuar në duar të fondacionit të George Soros-it në Maqedoni.

Sipas FoxNews, nga viti 2012 e deri në vitin 2016, në Maqedoni janë harxhuar rreth 5 milionë $, duke trajnuar qindra të rinj të Maqedonisë për tema si liria e asociacioneve, politikat rinore, aktivizmi qytetar, argumentimi bindës dhe media e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në SHBA, çështja e fondeve të USAID-it dhe veprimtaria e Fondacionti Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ndërlidhen edhe me ambasadorin e tanishëm amerikan në Shkup, Jess Baily, por që deri tani asgjë nuk është dëshmuar konkretisht në aspekt të ndonjë keqpërdorimi.

Judicial Watch konsideron se ka patur ndërhyrje në politikën e brendshme të Maqedonisë që mund të përfshihet në shkeljen e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

Më herët, edhe disa kongresmenë amerikanë kanë kërkuar përgjigjje nga ambasadori Baily, për këto thashetheme rreth ndërhyrjes amerikane në Maqedoni. Lajmin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/