Site icon Telegrafi

USAID ofrom mbështetje financiare në sferën e mediumeve në Maqedoni

Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID, ka shpallur konkurs për dhënien e granteve për mediume në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin 3 milionë dollarë amerikan, kurse kohëzgjatja e këtyre projekteve është nga 12 deri 36 muaj.

Thirrja për ndarje të granteve është garuese, kurse aplikimet mund të bëhen nga organizata jofitimprurëse private lokale të Maqedonisë, organizata vullnetare, universitete, organizata hulumtuese dhe shoqata profesionale dhe shoqata me interes të posaçëm, ndërkaq konkursi zgjat deri më 16 maj./Telegrafi/

Exit mobile version