Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë Chris Edwards, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të flasë me rastin e puntorisë Sfidat për Gratë në Biznes, e cila është panifikuar të mbahet sot.
Kjo është njëra nga disa punëtori që janë planifikuar të mbahen anembanë Kosovës dhe që do të përqëndrohen në përmirësimin e qasjes në financim për ndërmarrjet në pronësi të grave, duke vënë theksin në të drejtën mbi pronën dhe trashëgiminë si dhe rëndësinë e titullit mbi pronën për sigurimin dhe marrjen e përkrahjes financiare.
USAID-i, përmes mbështetjes së tij të Fondit Financiar Crimson, po ndihmon përmirësimin e qasjes në financim për ndërmarrësit në Kosovë, në veçanti për gratë. /Telegrafi/