Telegrafi

USAID-i ka investuar mbi 640 milionë dollarë në Kosovë

Ajo në një intervistë për gazetën “Epoka e re” tha se USAID-i ka bërë partneritet me Kosovën për të ndihmuar shumë aspekte në zhvillimin e vendit. Fokusi ynë në fillim ka qenë themelimi i institucioneve kyçe të qeverisë, asistimi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Kemi ndihmuar në themelimin e Bankës Qendrore, Trustin e Kursimeve Pensionale në Kosovë dhe Administratën Tatimore. USAID-i përkrah dhënien e përmirësuar të drejtësisë për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të punojë me drejtësinë kosovare për t’i bërë gjykatat më efikase, të qasshme, dhe transparente”.

Sipas saj, duhet ndërtuar besimin në gjykata në mënyrë që njerëzit në Kosovë dhe investitorët potencialë të dinë se të drejtat e tyre janë të mbrojtura.

“Ndërtimi i kombit është punë e vështirë, mirëpo njerëzit e mirë të Kosovës mund të transformojnë këtë komb në një vend modern dhe të suksesshëm me një të ardhme të ndritshme evropiane. Ne jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në përpjekjet tuaja për të realizuar këtë të ardhme”, tha Azza El-Abd. /Telegrafi/