Site icon Telegrafi

USAID-i jep fond shtesë për sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it, Chris Edwards, nënshkruan sot një amendament të marrëveshjes bilaterale për Grantin e Objektivave Zhvillimore, nënshkruar mes dy qeverive në dhjetor 2013.

Me këtë amendament, USAID do të ofrojë mjete shtesë prej 34.334.636 dollarë në fonde për të mbështetur një sërë aktivitetesh në Kosovë, përfshirë edhe programet për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përmirësimin e qeverisjes, rritjen e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, si dhe rritjen e kapitalit njerëzor. /Telegrafi/

Exit mobile version