Site icon Telegrafi

USAID-i dhe TEB sigurojnë qasje në kredi grave ndërmarrëse

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it, James Hope dhe kryeshefi ekzekutiv i bankës TEB, Ayhan Alibeyogly, do të nënshkruajë sot Autoritetin më të ri për Kredi Zhvillimore (DCA).

Ky është Autoriteti i parë për kredi zhvillimore në Kosovë i cili do t’u sigurojë garanci të pjesërishme të kredive ndërmarrjeve në pronësi të grave. USAID-i, përmes këtij partneriteti me bankën TEB, do të ndihmojë zhvillimin e biznesit në Kosovë duke u siguruar qasje në kredi grave ndërmarrëse.

Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet në lokalet e firmës “Agro Serra” në fshatin Shipol të Mitrovicës, në orën 10:00. /Telegrafi/

Exit mobile version