Site icon Telegrafi

USAID – Gold Sponsor i GrowthTank 2022

Konferenca GrowthTank do të mbahet nesër, me 30 Qershor nga ora 14:30 në Klan Arena.

Kjo konferencë do të mbledh ekspertë vendor dhe ndërkombëtar në fushën e Marketingut Digjital për të ndarë përvojat e tyre me publikun.

Për realizimin e këtij eventi janë angazhuar dhjetëra persona të cilët kanë punuar vazhdimisht në menyrë qe konferenca të marrë përmasa rajonale.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë rreth 800 persona, individë nga kompanitë e ndryshme të Kosovës dhe rajonit si dhe të interesuar në fushën e Marketingut Digjital.

Gjithsesi, kjo konferencë nuk do të mund të realizohej pa sponzorët të cilët që nga fillimi kanë besuar në vizionin dhe misionin e këtij eventi. Golden Sponsor i këtij edicioni të GrowthTank është USAID Kosovo, i cili ka ndihmuar qe ky event të jetë madhështor duke sjellur ekspertë ndërkombëtar për të ndarë eksperiencat e tyre me publikun kosovar.

Falë mbështetjes së tyre, GrowthTank edhe këtë edicion do të jetë PA PAGESË, duke ju lejuar të gjithë profesionistëve të Marketingut Digjital qasjen në informata për trendet e fundit të kësaj fushe përmes ekspertëve më të njohur ndërkombëtar.

Si pjesë e hapjes se GrowthTank 2022 do të kemi perfaqësues të USAID, të cilët do të flasin lidhur me rëndësinë qe fusha e Marketingut Digjital ka dhe si dhe pse është e rëndesishme promovimi i kësaj fushe në Kosovë.

Sponzorët tjer të cilët kanë kontribuar në mbajtjen e kësaj konference janë: Innovation Center Kosova, Trudo, Swinto, Telegrafi.com, Selmans Network,

Dukagjini Bookstore, TopReklama, JoyMedia, AsTravel, Swiss Diamond Hotel, dhe Online Taxi.

Exit mobile version