Telegrafi

USAID fton artistët e rinj: Portretizojeni zhvillimin pozitiv të Kosovës përmes veprave artistike

USAID në Kosovë, ka kënaqësinë të ftojë artistë të rinj të dërgojnë vepra arti për fushatën “Imagjinoni Kosovën”.

Qëllimi i fushatës është të portretizojë zhvillimin pozitiv të Kosovës përgjatë dekadës së ardhshme.

Format e pranueshme për dorëzim të veprave janë: piktura, fotografi dhe dizajne grafike.

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë një e-mail të interesit së bashku me veprën e bashkangjitur në imaginekosovoexhibition@gmail.com, ose të dorëzojnë një kopje në Zero Positive Publicis, Filip Shiroka nr. 27, 10000 Prishtinë.

Së bashku me veprën e artit, aplikantët duhet të shkruajnë historinë pas veprës dhe kontaktin e tyre. Propozimet duhet të pranohen jo më vonë se data 29 gusht 2019.

Procesi i përzgjedhjes do të bëhet përmes bashkëpunimit të USAID dhe Zero Positive.

Propozimet që përmbushin qëllimin e fushatës, tregojnë historinë më të mirë dhe ofrojnë cilësinë më të mirë artistike do të kontaktohen.

Punët e përzgjedhura do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës, e cila do mbahet në fund të gushtit.

Veprat e përzgjedhura gjithashtu do të paraqiten në një libër nga i cili 100 kopje do të shtypen si botim special për përdorim dhe shpërndarje nga USAID.