Telegrafi

USAID fton artistët e rijnë të dërgojnë vepra arti

USAID në Kosovë, ka kënaqësinë të ftojë artistë të rinj të dërgojnë vepra arti për fushatën “Imagjinoni Kosovën”.

Qëllimi i fushatës është të portretizojë zhvillimin pozitiv të Kosovës përgjatë dekadës së ardhshme.

Format e pranueshme për dorëzim të veprave janë piktura, fotografi dhe dizajn grafik.

Aplikuesit e interesuar duhet të dërgojnë një e-mail të interesit së bashku me veprën e bashkangjitur në imaginekosovoexhibition@gmail.com, ose të dorëzojnë një kopje në Zero Pozitive Publicis, rruga Filip Shiroka 27, 10000 Prishtinë.

Së bashku me veprën e artit, aplikuesit duhet të shkruajnë historinë pas veprës dhe kontaktin e tyre.

Propozimet duhet të pranohen jo më vonë se data 19 gusht 2019.

Propozimet që përmbushin qëllimin e fushatës, tregojnë historinë më të mirë dhe ofrojnë cilësinë më të mirë artistike do të përzgjedhjen. Punët e përzgjedhura do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës, e cila do mbahet në fund të gushtit. Veprat e përzgjedhura gjithashtu do të paraqiten në një libër si botim special për përdorim dhe shpërndarje nga USAID.

Procesi i përzgjedhjes do të bëhet përmes bashkëpunimit të USAID dhe Zero Pozitive.

Artikull i sponsorizuar