Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power në një fjalim të mbajtur në shtetin e Iowa-s para disa studentëve ka përmendur edhe Kosovën.
Power derisa ka biseduar për punën që bënë USAID në 100 vende, bëri të ditur se anëtarët e Iowa-s do të udhëtojnë për në Kosovë.
“Anëtarët e fakultetit të Iowa State po udhëtojnë në Kosovë, shtetin më të ri në Evropë, për të ofruar studentëve të teknologjisë informative mentorim, udhëzim për karrierën, mundësi hulumtuese për t’i përgatitur ata për një ekonomi teknologjike që po rritet”, ka thënë Power.
Ajo ka shtuar se fakulteti i Iowas ka qenë një partner i çmuar për USAID.
“Nga mentorimi i studentëve në Kosovë, deri në punën e bashkëveprimit për të mbështetur shkencëtarët lokalë në zhvillimin e farave që rezistojnë kundër thatësirës në Afrikën nën-Sahariane: Universiteti i Iowa State ka qenë një partner i çmuar për USAID”, ka skruar Power në “X”. /Telegrafi/
From mentoring students in Kosovo, to working together to support local scientists to develop drought-resistant seeds in Sub-Saharan Africa: @IowaStateU has been a valuable partner in making @USAID’s work possible. pic.twitter.com/wobFspd2YE
— Samantha Power (@PowerUSAID) May 12, 2024