Site icon Telegrafi

US Open: Serena parakalon Federerin

Numri një i botës në tenis për femra, Serena Williams ka vendosur një rekord të ri prej 308 fitoresh në “Grand Slam”-e, pas fitores ndaj tenistes nga Kazakistani, Yaroslava Shvedova, në turneun amerikan të “US Open” që po zhvillohet në Nju Jork.

Tenistja amerikane, edhe pse në moshën 34-vjeçare, fitoi në dy sete 6-2 dhe 6-3 për të parakaluar Roger Federerin në listën e përgjithshme të fitoreve në turnetë madhorë të tenisit.

Ajo ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale, ku do të përballet me rumunen Simona Halep, e cila mposhti spanjollen Carla Suarez Navarro, 6-2 dhe 7-5, transmeton TopChannel.

“Është një arritje e madhe”, tha Williams pas rekordit të saj prej 308 fitoresh. “Madje është shumë domethënës. Realisht kisha menduar se nuk do të luaja më, por tashmë nuk e di se kur do të ndalem. Jam thjesht duke shijuar këto momente, duke thyer rekorde, të cilat as nuk e dija se ekzistonin, e jo më të mendoja se ishin të mundshme për t’u arritur”.

Halep ka humbur 7 ndeshje në 8 përballje ndaj Williamsit, por ende shpreson se do të mund të ushtrojë të paktën presion ndaj amerikanes në çerekfinale.

Exit mobile version