Telegrafi

US Open: Nadal dhe Federer vazhdojnë më tej

I treti i renditur, Nadal, kurrë nuk u dorëzua gjatë 101 minutave të ndeshje, të cilën e fitoi me një paraqitje pothuajse të përkryer. Kampioni i Australian Open tash do të përballet me Nicolas Kiefer, pasi gjermani mposhti francezin Michael Llodra në tre sete (6-3, 6-4, 6-4).

Lideri i tenistëve dhe kampioni i pesëfishtë, Federer, ka fituar edhe në ndeshjen e dytë të turneut. Edhe pse fitoi bindshëm në setin e parë, zvicerani pati probleme në dy setet e radhës, në të cilat në fund triumfoi ndaj Greul.