Telegrafi

US Open, Murray dhe Serena në çerekfinale

Tenisti skocez, Andy Murray, është kualifikuar në çerekfinale të US Open, pasi kaloi pa vështirësi në tri sete bullgarin Grigor Dimitrov.

Tenisti i dytë më i mirë ishte shumë i fortë për kundërshtarin, të cilin e mposhti me rezultat 3-0 (6-1, 6-2, 6-2).

Kundërshtari i Murrayit në çerekfinale do të jetë japonezi Kei Nishikori, i cili fitoi ndaj kroatit Ivo Karlovic.

Lexo po ashtu Nadal nuk po e gjen formën, është eliminuar nga US Open

Në çerekfinale janë kualifikuar edhe Stan Wawrinka e Juan Martin Del Potro të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në këtë raund.

Te femrat , Serena Williams ka vazhduar drejt titullit të shtatë në US Open. Tenistja amerikane kaloi pas dy setesh kazaken Yaroslava Shvedova dhe në çerekfinale do të ndeshet me rumunen Simona Halep.

Motra e Serenas, Venus, u eliminua nga tenistja çeke Karolina Pliskova. Nga gara është eliminuar edhe një favorite tjetër, Agnieska Radwanska.