Telegrafi

US Open: Federer ka frikë nga Del Potro

Federer, 28-vjeçar, ka mposhtur Del Potron në të gjitha gashtë takimet në karrierë, por argjentinasi ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë këtë sezon. Dyshja sivjet u takuan në gjysmëfinale të French Open kur Federer pati nevojë për pesë sete për të fituar titullin.

“Çdo muaj ai po bëhet më i mirë. Ai po i gjuante servat e tij më mirë; nga themeli ai po bëhet më i sigurt. Ai di shumë më shumë sot se çfarë duhet të bëjë në fushën e tenisit”, ka thënë Federer para takimit të sontëm.

20-vjeçari Del Potro mposhti në gjysmëfinale numrin tre të botës, Rafael Nadal, në tre sete (6-2, 6-2, 6-2), aq sa pati nevojë edhe Federer për të mposhtur serbin Novak Djokovic në gjysmëfinalen tjetër.