Telegrafi

US Open: Del Potro i jep fund suksesit të Federer në US Open

20-vjeçari, i cili mbeti në ndeshje duke fituar dy herë në tiebreak, kishte vetëbesim gjatë gjithë takimit, për të ngritur trofeun e parë Grand Slam në karrierë, pasi mposhti numrin një gjatë takimit që zgjati më shumë se katër orë (3-6, 7-6(5), 4-6, 7-6(4), 6-2).

“Kam pasur dy ëndrra këtë javë. Njëra të fitoj në US Open dhe tjetra është të bëhem si Roger”, ka thënë Del Potro pas ndeshjes, para se t’i drejtohet Federer: “Njëra është realizuar, por kam nevojë për shumë përmirësime për t’u bërë si ti. Ti luftove deri në pikën e fundit. Je një kampion i madh”.

Federer, i cili në një moment ishte dy pikë larg triumfit, ka thënë pas ndeshjes, “Pata një fillim të mirë dhe kisha shumë shanse për ta bërë diferencën. Ai qëndroi aty i dha vetes shanse, dhe në fund ishte më i mirë”.