Telegrafi

Urusi i ri nga Lamborghini – për familjarë dhe gra beqare (Foto)

Zyrtarë të Lamborghinit kanë deklaruar se modeli Urus që lansohet më 2018, do të jetë i përshtatur në atë mënyrë që t’ju shkojë në favor nevojave të familjarëve dhe grave beqare.

Në këtë mënyrë, Lamborghini pret që të tërheq më shumë klientë dhe të rrisë shitjen nga 3,250 njësi në vit, në së paku pesëmijë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse modeli i ri nuk do të del nga linjat e veturave të mëparshme, besohet se do të ketë adaptime drastike.

Automobilat që lansohen pas dy vitesh, do të jenë sportivë dhe të shpejtë, mirëpo edhe praktikë – për më shumë persona, përfshirë fëmijët.

Prodhuesi italian do të investojë edhe në sallone, duke i bërë sa më të përshtatshme dhe t’ju bien në sy familjarëve. /Telegrafi/