Site icon Telegrafi

Uruguai eliminon Portugalinë e Ronaldos, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Uruguai (Getty Images)

Kombëtarja e Uruguait ka arritur të fitojë ndaj Portugalisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Uruguai është çerekfinalisti i dytë i Kupës së Botës, pasi ka fituar me shumë meritë ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja kombëtart, me Portugalinë që mbante posedimin e lojës dhe me Uruguain që krijonte rastet.

Cavani shënoi golin e parë pas asistimit të Suarezit (Getty Images)

Megjithatë, ishin vetëm uruguaianët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Edinson Cavanit, i cili shënoi në minutën e shtatë për 1-0 pas asistimit perfekt nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë, Portugalia arriti të kthehet shpejt në lojë pasi në minutën e 55-të ishte Pepe, i cili barazoi rezultat në 1-1 pas asistimit të Raphael Guerreiro.

Festa e Pepes pas golit të barazimit (Getty Images)

Gëzimi i portugezëve zgjati vetëm shtatë minuta pasi në minutën e 62-të ishte përsëri Cavani që gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur për 2-1.

Cavani ia siguroi fitoren me dy gola të shënuara (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Portugalia u mundua me gjitha forcat ta gjej rrugën e rrjetës për golin e barazimit, por nuk e gjetën atë dhe u mposhtën në fund me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Uruguai e sheh vetën në çerekfinale të Kupës së Botës, ku do të ndeshen me Francën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version