Rreth 1250 mjeshtër të skarës në Uruguai, kanë pjekur rreth 12 mijë kilogram të mishit të lopës, gjatë të dielës, duke thyer kështu rekordin e vitit 2006 të vendosur nga Meksiko.
“Është shumë bukur, është një rekord”, ka thënë gjykatësi i rekordeve të Guinnessit, Danny Girton, derisa kuzhinierët e veshur në përparëse dhe kapela të bardha, bënin skarën më të madhe, për të hyrë në librin e rekordeve, me ndihmën e 6 tonelatave qymyr dhe 1500 skarave të bashkuara.
Rreth 20 mijë të pranishëm kishim provuar mishin e skarës, që theu rekordin e mëhershëm, i cili kishte qenë 8 mijë kilogramë mish i pjekur.
Uruguai, një vend që varet nga bujqësia dhe blegtoria, vitin e kaluar pati eksportuar mish në vlerë prej më shumë se 630 milionë euro.