Në këtë kampionat të rëndësishëm që u mbajt në Chalons-en-Champagne të Francës dhe në të cilin morën pjesë rreth 430 garues junior dhe fëmijë, 12-vjeçarja nga Kosova, Urtina Ismalji, është dekoruar me medalje të argjendtë.
Ajo ka qenë një nga 30 pjesëmarrësit e ekipit kombëtar të Zvicrës. Brenda ekipit zviceran ka garuar edhe 10-vjeçari Fidan Ismalji, i cili në këtë kampionat u klasifikua në pozitën e katërt.
Urtina Ismalji ushtron Qwan Ki Do që nga janari i vitit 2013 në QKD Club Dietikon të Zvicrës. Trajnerët e saj, Angelo Zappulla dhe Urs Wehrli, kanë deklaruar se ajo është një talente, e cila premton shumë në të ardhmen.
Sipas tyre, Urtina, por edhe Fidani, gjenden në mesin e shpresave të Zvicrës në këtë sport luftarak.
Qwan Ki Do bënë pjesë në sportin më të lashtë luftarak. Është pjesë e teknikës Kung Fu që është aplikuar nga shaolinët në Kinë dhe Vietnam që nga viti 2.500 para erës sonë.