Telegrafi

Urthi shkakton kancerin e fytit?

Në hulumtim kanë marrë pjesë 631 persona të cilët kanë pasur rrezik të rritur nga krijimi i kancerit të fytit, kanë qenë duhanpirës dhe kanë konsumuar edhe alkool me tepri. Po ashtu kanë marrë pjesë edhe 1234 persona të shëndetshëm.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që urthet e sheshta rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit për madje 78 për qind, pavarësisht nga shprehitë e tyre siç janë duhanpirja ose konsumimi i tepërt i alkoolit, transmeton Telegrafi.

“Kemi dëshmuar që urthin duhet ta marrim seriozisht sepse mund të rrisë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Scott M. Langevin.

Antacidet janë ilaçet të cilat neutralizojnë acidin e stomakut, lehtësojnë dhe parandalojnë urthin. Ky hulumtim ka treguar që mund të reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit.

Shkencëtarët theksojnë që mund ta reduktoni frekuencën e urthit dhe theksojnë disa nga mënyrat më efikase:

• Hani të paktën 3 orë para gjumit
• Përdorni mëlmesat natyrale
• Shmangni pijet me gaz
• Shmangni ushqimin shumë të njelmët dhe yndyrshëm.
• Hani shujta më vogla dhe më shpesh
• Hani ngadalë
• Adaptoni teknikat e relaksimit
• Mos vishni rroba shumë të ngushta
• Rriteni konsumimin e ujit.

/Telegrafi/