Telegrafi

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian

Parlamenti Europian ka zgjedhur Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian – gruaja e parë që mban një pozicion kaq të lartë në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Von der Leyen, kandidate e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë dhe një aleate e ngushtë e Kancelares Angela Merkel, do të jetë gjermanja e parë që do të udhëheqë bllokun në më shumë se gjysmë shekulli, që kur Walter Hallstein shërbeu nga viti 1958 deri më 1967.

Von der Leyen fitoi 383 vota në një votim të fshehtë, pak më shumë se shumica prej 374, që kërkohej për tu zgjedhur.

Lexo po ashtu Sot votimi për Der Leyen, KE mund të udhëhiqet nga një femër

Ajo thuhet se kishte mbështetjen e deklaruar të tre grupeve kryesore, pro-BE-së – Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, dhe grupi Renew Europe.

Ndërsa Grupi i të Gjelbërve, si dhe grupet e krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, kishin njoftuar më parë synimin e tyre për të votuar kundër saj. /Telegrafi/