Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë të mërkurën Tiranën.
Gazetarja Eksiola Shehu ka arritur të sigurojë për Euronews Albania, agjendën e vizitës së saj.
Ajo pritet të mbërrijë rreth orës 15.10 në Kryeministri dhe pas një takimi me kryeministrin Rama, në orën 16.10 do të mbahet një deklaratë e përbashkët për shtyp.
Gjithashtu të enjten rreth orës 10 Ursula von der Leyen pritet të ketë një takim me presidentin e republikës Bajram Begajn.
Agjenda e Ursula Von der Leyen në Tiranë
22 tetor 2024
15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 – Takim me Von der Leyen
16.10 – Deklaratë e perbashkët për shtyp me kryeministrin Rama
17.00 – Ceremonia e hapjes së Kolegjit të Europës
23 tetor 2024
10.00- Takim me presidentin Bajram Begaj. /Telegrafi/