Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen: Nuk ka përshpejtim të procesit aderues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Samitin ‘online’ në Zagreb, tha se nuk do të shpejtohet me procesin aderues për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

DY vendet para dy muajsh morën vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërsa për momentin pritet të caktohet data zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi është majft kompleks dhe ka shumë tema që duhet të diskutohen në kapitujt e bisedimeve, ndërsa përshpejtimi i procesit s’do të ishte mënyra më e mirë”, thotë von der Leyen.

Ajo këtë përgjigje e dha në pyetjen e parashtruar nëse duhet të përshpejtohet procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version