Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen: Mbështes nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta”.

“Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, theksoi presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).

Ursula von der Leyen është gruaja e parë në postin e KE. Ajo u zgjodh me 383 vota pro, gjatë ditës së djeshme.

Lexo po ashtu Nënë e shtatë fëmijëve, ajo bëri histori edhe në vitin 2013: Kush është Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Evropian?
Exit mobile version