Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen: Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë dhënë shembull të shkëlqyer për Evropën

“Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt një të ardhme më të mirë. Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për atë se çfarë do të thotë Evropa”.

Këtë e ka thënë ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen në intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, e pyetur për Marrëveshjen e Prespës.

“E respektoj shumë guximin dhe vendosmërinë e të dyja vendeve të shkojnë përpara drejt Marrëveshjes së Prespës. Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt një të ardhme më të mirë. Greqia ka histori të gjatë dhe krenare dhe e lindi idenë evropiane të demokracisë. Greqia dhe Maqedonia e veriut kanë dhënë shembull të shkëlqyer për atë se çfarë do të thotë Evropa. Të gjithë mundemi të mësojmë nga kjo – edhe atë të gjithë ne në Evropë do të na bëjë më të fuqishëm”, tha Ursula von der Leyen.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë pasdite në Athinë do të ketë takime me kolegun e saj grek, Evangelos Apostolakis./Telegrafi/

Exit mobile version