Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson se “vendimi i Këshillit për fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë paraqet lajm të shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.
““Lajme të shkëlqyera për Ballkanin Perëndimor dhe për BE-në. Unë jam e kënaqu që vendet anëtare dhanë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj se liderët e BE-së do ta miratojnë këtë javë. Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime deri te Edi Rama dhe Oliver Spasovski”, ka shkruar Ursula von der Leyenn në ‘Twiter’, shkruan ajo, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, gjatë takimit, që u mbajt përmes një video-konference për shkak të pandemisë së Covid-19, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, e mbështetën unanimisht propozimin përmes një procedure të shkruar.
Këtë vendim e përshëndetën shumica e partive politike në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/