Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen: 70 për qind e të rriturve në BE kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër COVID-19

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar të martën se 70 për qind e të rriturve në BE kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

“BE-ja e ka mbajtur fjalën. Synimi ynë ishte të mbrojmë 70 për qind të të rriturve në Bashkimin Evropian, me së paku një dozë në muajin korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim”, tha von der Leyen në një deklaratë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përqindja e njerëzve nga mosha 18-vjeçare e lart që janë inokuluar plotësisht në bllok tani qëndron në 57 për qind, shtoi ajo.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e liderëve botërorë. Procesi i kapjes ka qenë shumë i suksesshëm – por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet”, vazhdoi von der Leyen, duke paralajmëruar se “varianti Delta është shumë i rrezikshëm”.

Në anën tjetër, aktualisht 60 për qind e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht, derisa 69 për qind kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. /Telegrafi/

Exit mobile version